U arrestua pak orë më parë, lirohet pa asnjë akuzë ish-kryeministrja skoceze

schedule19:27 - 11 Qershor, 2023

schedule 19:27 - 11 Qershor, 2023

Ish-udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë e një hetimi për financimin e partisë, është liruar pa akuzë ndërsa hetimi vazhdon.

“Një grua 52-vjeçare, e cila u arrestua më herët sot … është liruar pa akuzë në pritje të hetimeve të mëtejshme,” tha policia, e cila më herët njoftoi marrjen e saj në pyetje.

Ish-kryeministrja Sturgeon u pyet nga autoritetet se çfarë ka ndodhur me 600 mijë paundë donacione që i janë dhënë partisë së saj nga aktivistë të pavarur përgjatë dy viteve të fundit.

Oficerët e Policisë kishin kryer kontrolle në shtëpinën e Sturgeon dhe selinë e Partisë Kombëtare Skoceze në Edinburg më 5 prill të këtij viti.

Një kamper luksoz me vlerë 110 mijë dollarë u sekuestrua nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit të ish kryeministres skoceze.

Në pranga në muajin prill ra dhe arkëtari i Partisë Colin Battie, i cili u lirua më pas dhe dha dorëheqjen nga posti.

Sipas kodit të drejtësisë Penale në Skoci, policia mund të lirojë një të dyshuar dhe ta riarrestojë atë për aq kohë sa hetimet vijojnë.

Nicola Sturgen ka shërbyer si kryeministre e Skocisë për 8 vite përpara se të jepte dorëheqjen më 15 shkurt ku u shpreh se tani më është koha që vendi të ketë një lider të ri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!