Gjermania nis hetimet për shpërthimin e Nord Stream

schedule09:17 - 10 Qershor, 2023

schedule 09:17 - 10 Qershor, 2023

Hetuesit gjermanë po hetojnë disa prova që sugjerojnë se një ekip diversantësh përdori Poloninë si bazë për të sulmuar tubacionet Nord Stream në shtator, sipas një raporti.

Wall Street Journal raporton se hetuesit kanë përcaktuar se anija “Andromeda”, devijoi nga objektivi i tij dhe lundroi në ujërat polake. Ai citoi të dhëna nga radiot dhe pajisjet e navigimit të anijes, si dhe telefonat satelitorë dhe celularë, llogaritë e Gmail dhe “mostrat e ADN-së të mbetura në bord, të cilat Gjermania është përpjekur t’i krahasojë me të paktën një ushtar ukrainas”.

Kjo vjen pasi Ëashington Post raportoi në fillim të kësaj jave se inteligjenca amerikane kishte marrë dijeni për një komplot nga Ukraina për të sulmuar tubacionet tre muaj përpara se ato të dëmtoheshin.

Volodymyr Zelenskyy mohon se Kievi ka pasur ndonjë përfshirje në sabotim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!