Të paktën 27 persona mes të cilëve dy fëmijë kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist i ndodhur në Somali. Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ka ndodhur në një hotel luksoz në plazhin e Mogadishu.
Disa dëshmi që u shfaqën në rrjet flasin për hyrjen e personave të armatosur në strukturë, të ndjekur nga zhurma shpërthimesh dhe të shtëna pushkësh.
“Forcat e sigurisë i kanë dhënë fund milicisë që kreu një sulm terrorist vdekjeprurës në hotel,” thuhet në media.
Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai kishte në shënjestër një vend të frekuentuar nga autoritetet./abcnews.al