Një 34-vjeçare nga Kosova që jeton në Zvicër është kthyer në një heroinë pasi ka shpëtuar një 4 vjeçar nga mbytja. Nazlie Selimaj, e cila punon si infermiere, ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë pasi ka parë se një djalë 4-vjeçar, tashmë pa ndjenja kishte nevojë urgjente për ndihmë.
Shqiptarja kishte shkuar në zonën ku ndodhi ngjarja për të kaluar fundjavën me familjen e saj. “Burri im më pas pa një baba duke vrapuar tek pishina. Ai e nxori djalin nga uji dhe po e mbante në krah pa ndjenja. Babai i tij ishte i shkatërruar”, u shpreh 34-vjeçarja për median Blick.
Nazlie Selimaj (34) half in der Badi in Wil SG bewusstlosem Buben: Diese Kosovarin rettete Afghane (4) das Leben! https://t.co/J0tNnwdHef
— Blick (@Blickch) June 7, 2023
Shqiptarja tregon se vrapoi menjëherë tek ata të dy, e mori fëmijën nga krahët e të atit dhe i dha ndihmën e parë. “E shtriva djalin në dysheme sepse nuk i ndjeva pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë, atij i erdhi vetëdija”, ka thënë ajo./abcnews.al