Mike Pence e nisi fushatën e tij zgjedhore presidenciale 2024 në Iowa duke kritikuar Donald Trump për sulmin e mbështetësve të tij në Kapitol, më 6 janar 2021,
“Populli amerikan duhet ta dijë se atë ditë Presidenti Trump më kërkoi të zgjidhja mes tij dhe Kushtetutës. Tani votuesit do të përballen me të njëjtën zgjedhje. Unë zgjodha Kushtetutën dhe do ta bëj gjithmonë”, tha Pence.
Është jashtëzakonisht e rrallë që një nënkryetar të kandidojë kundër presidentit nën të cilin ka shërbyer. Megjithatë, sondazhet nuk i lënë shumë shpresa Pence, pasi i japin atij një përqindje prej rreth 5% krahasuar me 49% të Trump.
“Unë besoj se kushdo që e vendos veten mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara dhe kushdo që i kërkon dikujt ta vendosë atë mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë më president i Shteteve të Bashkuara,” tha Pence.
Në postimet e tij në Twitter, Donald Trump kishte akuzuar Mike Pence se ishte frikacak.
Kandidati 64-vjeçar republikan ka argumentuar se presidenca e demokratit Joe Biden ka qenë “katastrofike”, duke e quajtur atë një kukull të së majtës radikale dhe duke e fajësuar për inflacionin dhe çmimet e larta të karburantit. /abcnews.al