ByteDance akuzohet se i ka ndihmuar Kinës të spiunojë aktivistët e Hong Kongut

schedule09:53 - 7 Qershor, 2023

schedule 09:53 - 7 Qershor, 2023

Kompania që e zotëron aplikacionin TikTok, ByteDance, është akuzuar se u ka mundësuar pjesëtarëve të Partisë Komuniste Kineze, që të kenë qasje në të dhënat e aktivistëve dhe protestuesve për të drejta të njeriut në Hong Kong.

Përdoruesit, të cilët kanë postuar “përmbajtje të lidhur me protesta”, janë identifikuar dhe vëzhguar, ka thënë ish-zyrtari ekzekutiv i ByteDance, sipas disa dosjeve në një gjykatë amerikane.

Sipas tij, pjesëtarë të partisë kanë mundur edhe të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut në SHBA.

Një zëdhënës i ByteDance i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i përshkruar si “të pabaza”.

Këto deklarata janë duke u ruajtur në një dosje të Gjykatës Supreme të San Franciskos, dhe janë pjesë e padisë së nisur nga Yu.

Hong Kongu është përballur me protesta të mëdha më 2014 – në kuadër të së ashtuquajturës Lëvizja Çadra – në të cilat banorët kanë kërkuar që të zgjedhin vetë liderin e tyre.

Më vonë janë mbajtur protesta më të vogla nga aktivistët civilë.

Mirëpo, protesta të tilla janë mbajtur secilën herë e më rrallë, prej vitit 2019, kur Pekini i shtypur protestat me miratimin e ligjit për sigurisë kombëtare.

Deklaratat e Yu-së janë bërë teksa bota është në hall se si ta menaxhojë TikTokun, aplikacion i videove të shkurtra.

Në muajin mars, shefi ekzekutiv i TikTokut, Shou Zi, është ftuar të marrë pjesë në një seancë në Kongresin amerikan për t’i adresuar çështjet e sigurisë dhe dyshimet se platforma bashkëpunon me Pekinin.

Në muajin maj, Montana është bërë shteti i parë amerikan që ka vënë ndalesë në përdorim të TikTokut, prej janarit të vitit 2024.

TikToku e ka paditur shtetin e Montanas për këtë ndalesë, duke thënë se është në kundështim me të drejtën amerikane për liri të shprehës.

TikTok ka thënë se i ka 150 milionë përdorues amerikanë.

Ai përdoret kryesisht nga adoleshentët./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!