Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç tha deklaroi “askush nuk i beson presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Është qesharake kur Vuçiç thotë se ka 10 ditë që thërret opozitën dhe askush nuk i përgjigjet thirrjes së tij dhe thotë se në mëngjes, e pastaj në mbrëmje, me humor të errët, shan opozitën me karroca qensh. Diferenca kohore në ato deklarata është vetëm tetë orë, që do të thotë se ai ka humbur plotësisht busullën e tij”, tha Rashkoviç Iviç për televizionin Nova S.
Ajo vlerësoi se Serbia ishte “zhytur në krim dhe agresion” dhe kujtoi se pas dy vrasjeve masive në të cilat u vranë 18 persona, kryeministrja Ana Brnabiç tha menjëherë se “nuk ka pasur dështime” në sistem.
“Një vlerësim i tillë nuk mund të jepet pa një analizë të thellë”, theksoi deputetja.