“Mbeturinat” e yjeve që vdesin mund të lëshojnë valë gravitacionale

schedule15:44 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:44 - 6 Qershor, 2023

Sipas një studimi që disa shkencëtarë paraqitën në Takimin e 242-të të Shoqërisë Astronomike Amerikane, “Qeset e mbeturinave” që formohen kur yjet masive vdesin, mund të lëshojnë valë gravitacionale.

Hulumtimi udhëhiqet nga Ore Gottlieb, një bashkëpunëtor në Qendrën e Universitetit Northwestern për Eksplorimin dhe Kërkimin Ndërdisiplinor në Astrofizikë (CIERA). Ndër autorët e studimit është dhe drejtoresha e CIERA, Vicky Kalogera.

Deri më tani astrofizikanët kanë zbuluar vetëm valë gravitacionale nga sistemet binare, bashkimet e vrimave të zeza ose nga dy yje neutron. Edhe pse astrofizikanët teorikisht duhet të jenë në gjendje të zbulojnë valët gravitacionale nga një burim i vetëm, jo-binar, ata ende nuk e kanë kuptuar se nga vinë këto sinjale.

Tani studiuesit e Universitetit Northwestern sugjerojnë të kthejnë vëmendjen në një vend të ri dhe plotësisht të paeksploruar: qeset e mbeturinave dhe energjike që rrethojnë yjet masive që vdesin.

Studiuesit përdorën simulime moderne për të modeluar rënien e një ylli masiv. Kur këta yje kthehen në vrima të zeza, ato mund të krijojnë rrjedhje të fuqishëm të grimcave që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës. Simulimet e modeluan këtë proces që nga momenti kur ylli shkatarrohet deri në arratisjen e grimcave.

“Kur llogarita valët gravitacionale nga rajoni i vrimës së zezë, gjeta një burim tjetër që ndërpreu llogaritjet e mia. U përpoqa ta injoroja, por e pata të pamundur ta injoroja. Pastaj kuptova se “qesja” ishte një burim interesant i valëve gravitacionale”, thotë Ore Gottlieb. Në fakt, siç u theksua në studim, Observatori i Valëve Gravitacionale LIGO me interferometrin e tij lazer mund të jetë në gjendje të zbulojë këto valë gravitacionale.

Gottlieb thekson se “studimi ynë është një thirrje për komunitetin për t’i konsideruar qeset si burim valësh gravitacionale. Duke i studiuar ato, ne mund të mësojmë më shumë për atë që ndodh brenda yjeve, vetitë e grimcave dhe efektin e tyre në shpërthimet yjore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!