Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e plagosjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e së martës në qytetin e Lezhës.
I dyshuari Sandër Dedgjonaj 22 vjeç u gjet i fshehur në pyll në zonën e Troshanit.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi forcat e policisë kishin kontrolluar disa banesa dhe kishin krehur zonën.
Ndërkohë, i dëmtuari i cili mori plumb në këmbë, Ardian Kola është jashtë rrezikut.
Ai po mjekohet në spitalin e Lezhës dhe ka dëshmuar se sherri ka qenë i momentit dhe se kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pa shkak. /ABC News Albania 24/7