Papa Francesku është paraqitur sot në Poliklinikën Gemeli në Romë për disa kontrolle shëndetësore. Mediat italiane raportojnë se kontrolli filloi në orën 10.40 dhe përfundoi rreth orës 11.20.
Pas ekzaminimit të kryer, Papa Françesku u largua nga spitali universitar dhe tashmë është kthyer në Casa Santa Marta. Kujtojmë që në mars, Papa u shtrua në spitalin universitar për disa ditë.
Papa qëndroi i shtruar për shkak të një infeksioni respirator./abcnews.al