“Gjërat duhen thënë siç janë”, Bamir Topi e ka një deputet shembull që duhet në parlament

schedule09:50 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:50 - 6 Qershor, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC Neës, ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se dikur deputetët janë zgjedhur me një tjetër sistem, i cili ka pasur shumë anë pozitive.

Ai ka marrë shembull dhe një prej deputetëve socialist, Erion Braçe, që sipas Topit, ndonëse i takon një partie tjetër, është zëri që duhet të ketë parlamenti. Ish-presidenti ka theksuar se Braçe gjen kurajon të thotë se cili është problemi sot, pasi është deputet i një formati tjetër.

“Për ta parë se si ka ndryshuar politika, unë do jap një shembull konkret. Zoti Erion Braçe, unë e kam pasur kolegë në parlament, ka qene një kundërshtar politikë, por një zë elokuent në parlament. Ka qene produkt i një sistemi tjetër të zgjedhjeve. Por zoti Erion Braçe sot ndonëse i takon sot një partie tjetër që nuk është partia ime, është zë publik, është zëri që duhet të ketë parlamenti. Pra, ne duhet të jemi në dispozicion t’i themi gjërat ashtu siç janë. Parlamenti, vështirë se ka një të dytë si Erion Braçe. Pra, ai është një zë brenda asaj partie që ka dhe qeverinë e tij, gjen kurajon të thotë se cili është problem sot. Cili është problemi sot? Problemi sot është paradoksi i madh, i cili i ka mundësitë që në kulmit e sezonit, fillojnë të dalin të gjitha produktet nga kopshti shqiptar, këtu ndodh e kundërta, gjithçka ndodh në një drejtim tjetër. Bujqësia, blegtoria që duhet të ishin në një nivel tjetër, kanë kaluar në një spond që nuk kujtohet njëri. Kjo është arsyeja pse unë e përmenda, e përmenda sepse është deputet i një formati tjetër, një deputet që mban komunikimin me njerëzit atje, thotë një problem real dhe nuk kallzohet ta kundërshtoj.

Ndërkohë, unë shoh një opozitë inekzistente, një opozitë që bën paradë mode, dhe tek e fundit kthehet te vetja e vetë. Pra, një vend që nuk ka opozitë, praktisht është i destinuar të shkojë dhe të ketë këtë lloj situate që kemi në sot”, u shpreh Topi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!