Gjatë konferendcësh së sotme për shtyp, anësori i Interit, Federico Dimarco, hodhi poshtë çdo krahasim me Interin në vitin 2010, atë të tripletës.
“Ishin dy rrugë të ndryshme. Interi në 2010 ishte një ekip i fortë, edhe ne jemi, por ata kishin shumë lojtarë me përvojë. Ne nga ana tjetër jemi një grup i ri, një grup i madh, po jetojmë këtë ëndërr që do të realizohet më 10 qershor në Stamboll, shpresojmë me një rezultat të madh,
A e kam rishikuar finalen e 2010 në ditët e fundit? Në fakt nuk e kam parë vetëm ditët e fundit, por kam 13 vite që e shoh. Në kujtimet e mia kanë ngelur golat e Militos dhe kupa që Zanetti ngre”, është shprehur Dimarco./h.ll/abcnews.al