I dërguari i Papës për paqen në Ukrainë, vizitë dy ditore në Kiev

schedule10:24 - 5 Qershor, 2023

schedule 10:24 - 5 Qershor, 2023

I dërguari i Papa Françeskut për paqen në Ukrainë do të vizitojë Kievin, në një vizitë dy-ditore që pritet të nisë sot, sipas një deklaratë nga Vatikani.

Muajin e kaluar, Papa emëroi kardinalin Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Episkopale Italiane, për të udhëhequr një mision paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Është një çështje e një nisme me qëllimin kryesor për të dëgjuar në mënyrë të plotë autoritetet ukrainase në lidhje me rrugët e mundshme për të arritur një paqe të drejtë dhe për të mbështetur gjestet humanitare që kontribuojnë në lehtësimin e tensioneve”, thuhet në deklaratë.

Gjatë një udhëtimi në Budapest në prill, Papa Françesku u takua me një përfaqësues nga kisha ortodokse ruse pro-Kremlinit, Metropolitan Hilarion dhe veçmas me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Ai dëgjoi gjithashtu dëshmi nga refugjatët, shumë nga Ukraina, dhe u takua me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!