Së fundmi, zëra të ndryshëm qarkullojnë nëpër media se Hakimi do të dëshironte një rikthim tek Interi, te klubi i cili bëri që tifozët të dashuroheshin me të, por edhe të shfaqet totalisht kapacitetin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.
Alejandro Camano, agjenti i anësorit, zbeh entuziazimin, pasi ai thotë se nuk është në dorën e tij gjithçka.
“Achraf është një lojtar i PSG-së me të cilin ka ende tre vjet në kontratën e tij. A do të dëshironte të rikthehej në Milano? Nuk ka të bëjë me atë që do të donte Hakimi, realiteti është se ai është lojtar i klubit francez. Ai e do Interin, në Milano është shumë i lumtur, por ky është realiteti sot, nuk është gjithcka në dorën apo dëshirën e tij”, është shprehur agjenti i lojtarit./h.ll/abcnews.al