Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot se do të vazhdojë turneun e tij nëpër komuna dhe rrethe anembanë Serbisë, si dhe se do të presë sërish qytetarët në Presidencën e Serbisë.
Vuçiç deklaroi në llogarinë në Instagram se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë gjeopolitike.
“Disa njerëz nga jashtë nuk po e shkatërrojnë Serbinë për shkak të Vuçiçit, por Vuçiçin për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët”, theksoi Vuçiç.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të vazhdojë të vizitojë komuna dhe rrethe të ndryshme në Serbi.
View this post on Instagram