Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se një grua ushtron ilegalisht aktivitetin si punonjëse seksi, në rrugë tek kthesa e Kamzës.
Gjithçka ndodh prej muajsh çdo natë, pas orës 22:30. Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët e zonës, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i saj i madh 12 vjeç negocion me drejtues automjesh dhe klientë të mundshëm te nënës se tij. I pranishëm është edhe djali tjetër 6 vjeçar.
Një person i infiltruar i “Stop”, që shfaqej si klient, ka zbërthyer përmes kamerës së fshehtë të gjithë këtë aktivitet kriminal. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn. Gruaja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme. /ABC news Albania 24/7