Murphy prezanton planin për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

schedule17:59 - 2 Qershor, 2023

schedule 17:59 - 2 Qershor, 2023

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka përshkruar hapat e një plani përmes së cilit mund të arrihet, sipas tij, ulja e tensioneve në veri të Kosovës.

Ai bëri thirrje që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu, Serbia të ndërmarrë hapa për t’u dhënë fund protestave si “disa ndër elementet më të rëndësishme të de-përshkallëzimit” të situatës në veri.

“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: – Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa realë për t’i dhënë fund protestave – zgjedhjet e reja të planifikuara – qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë – marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektuara, duke përfshirë ASM (Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe), ka shkruar Muphy.

Një ditë më parë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paraqiti tre kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, në të kundërt do të ketë pasoja për të dyja palët. Zgjedhjet e reja në veri, pjesëmarrjen e serbëve si edhe nisjen e punës për Asociacionin ishte tre kërkesat që prezantoi Borell.