Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka penguar tre sulme në rajonin e Belgorodit

schedule17:14 - 1 Qershor, 2023

schedule 17:14 - 1 Qershor, 2023

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi sot se kishte penguar tre sulme ukrainase në rajonin e Belgorodit – që kufizohet me Ukrainën – sipas agjencive ruse të lajmeve.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin penguar njësitë ukrainase të kalonin kufirin në Rusi dhe se forcat e Kievit ishin tërhequr prapa, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Më herët, guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se tetë persona ishin plagosur dhe disa ndërtesa janë dëmtuar nga bombardimet gjatë natës nga forcat ukrainase.



Ai shtoi se një ndërtesë banimi në qytetin kufitar të Shebekinos ishte djegur pasi u godit nga sistemet raketore Grad.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!