Inflacioni në Europë ka shënuar nivelin më të ulët që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Çmimet e konsumit në 20 vendet që përdorin euron u rritën 6.1% muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një rënie nga 7% në prill, sipas një vlerësimi fillestar nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian.
Kjo është norma më e ulët e inflacionit që nga shkurti i vitit 2022, kur Moska nisi një pushtim në shkallë të plotë të fqinjit të saj, duke i rritur çmimet globale. Ritmi i rritjes së çmimeve të ushqimeve u lehtësua për të dytin muaj radhazi në maj, ndërsa çmimet e energjisë realisht shënuan rënie.
Inflacioni bazë u ngadalësua në 5.3%, niveli më i ulët në katër muaj. Inflacioni ka rënë ndjeshëm në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë, sipas të dhënave kombëtare të publikuara të mërkurën.
Rritjet e çmimeve u lehtësuan në një gamë të gjerë kategorish produktesh në ekonomitë më të mëdha të Europës.
Para luftës, Europa importonte sasi të mëdha gazi natyror dhe nafte nga Rusia. Shkëputja e këtij furnizimi të lirë të energjisë ishte një proces i dhimbshëm dhe fillimisht i ngadaltë për shumë vende europiane.
/abcnews.al