Michael Shumaher është dërguar në një spital mjaft të njohur në Paris për t’iu nënshtruar një kure që për momentin mbahet sekret. Ish-piloti i Formula Uno është ende në gjendje vegjetative që pas aksidentit të rëndë që pësoi 6 vite më parë.
Pas një heshtjeje të gjatë mbërrin një lajm për gjendjen shëndetësore të ish pilotit të shquar gjerman Mikael Shumaher. Sipas mediave franceze, ai është derguar në spitalin Zhorzh Pompidu në Paris, për një kurë që për momentin mbahet Top Sekret.
Sipas Le Parisien, ish kampioni i Formula Uno duhet t’i nënshtrohet një transfuzioni të qelizave staminale, për të garantuar në trup veprimin e një sistemi antiinflamator.
Trajtimi do të realizohet nga profesor Filip Menashé, kardiokirurg i njohur, pioner i terapisë qelizore në kurat e insuficencës kardiake.
Megjithatë Menasché dhe drejtuesit e qendrës Zhorzh Pompidu nuk kanë konfimuar, por as kanë mohuar tipin e kurës, së cilës do t’i nënshtrohet Shumaker, duke respektuar sekretin mjekësor.
Burime gazetareske franceze thonë se ish-piloti që mbeti në gjendje kome që pas aksidentit në 2013, është çuar edhe dy herë të tjera muajt e fundit në Paris. /ABC News Albania 24/7