Aleati i ngushtë i Vladimir Putinit dhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka kërkuar vendosjen e ligjit të luftës 24 orë pas sulmeve me dronë në Moskë. Kadyrov ka reaguar menjëherë dhe përmes aplikacionit Telegram ka theksuar se Rusia duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
“Unë besoj se është e nevojshme të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme në Rusi dhe të përdoren të gjitha mjetet luftarake të destinuara për këtë, në mënyrë që të “pastrohet” menjëherë kjo celulë terroriste.
Unë besoj se termat “ushtri ukrainase dhe politikanë ukrainas ” nuk duhet të përdoren, por të zëvendësohen me “terroristë“, ka theksuar Kadyrov.
Kadyrov dëshiron të hakmerret duke theksuar se Kremlini mund të sulmojë vendet e Europës Perëndimore për atë që ndodhi në kryeqytetin rus, ndërsa Putini po i minimizon sulmet, siç vlerësojnë ekspertët amerikanë.
Pas sulmeve me dron në Moskë, Rusia kërcënoi Ukrainën me hakmarrje. Ramzan Kadyrov, u zotua për hakmarrje: udhëheqësi i Çeçenisë bëri thirrje për vendosjen e ligjit ushtarak për të goditur Kievin.
Në të njëjtën kohë, ekspertët amerikanë besojnë se Putini po përpiqet të minimizojë sulmet me dron në Moskë. Sipas një analize të Institutit për Studimin e Luftës (ISW) në Uashington, udhëheqësi i Kremlinit dëshiron të “fsheh” aftësitë e tij të kufizuara për t’u hakmarrë kundër Ukrainës.
/abcnews.al