Pavarësisht se nuk ia doli të ishte protagonist në fushën e blertë, në fitoren, 0 me 1, e së dielës mbrëma ndaj Juventus, “ylli” portugez i “kuqezinjve” të Milan, Rafael Leao ka “tërbuar” tifozët e Juventus me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.
Anësori i talentuar i “djajve” ndërroi fanellat me njëri prej lojtarëve të Juventus në fundin e ndeshjes dhe fanellën e kundërshtarëve e futi brenda “pantallonave”, mirëpo ndonëse për Leaon nuk gjest nuk duhej marrë si provokim, portugezi është përballur me “zemërimin” e juventinëve, teksa i kërkuar këtyre të fundit dhe një falje publike ditën e sotme.
“Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves. Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti. Përkundrazi, i respektoj të gjithë”,- tha Leao në fjalën e tij, pas “incidentit”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI MOMENTIN: