Ish-presidenti i El Salvadorit dënohet me 14 vjet burg

schedule08:42 - 30 Maj, 2023

schedule 08:42 - 30 Maj, 2023

Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, i internuar në Nikaragua, u dënua të hënën në mungesë nga një gjykatë në San Salvador me 14 vjet burg, pasi kishte negociuar një armëpushim gjatë mandatit të tij me “maras”, bandat që terrorizuan popullsinë e vendit të Amerikës Qendrore.

Ky armëpushim kishte hyrë në fuqi në vitin 2012 dhe kishte mbështetjen e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), e cila mori rolin e “garantuesit”.

Armëpushimi zgjati vetëm disa muaj.

Ish-kreu i shtetit u dënua me tetë vjet burg për anëtarësim në një “organizatë të paligjshme” dhe gjashtë të tjera për shpërdorim detyre, tha në Tëitter prokurori i përgjithshëm i El Salvadorit.

Përveç Funes, ish-ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë i qeverisë së tij, David Mungia Pages, u dënua me 18 vjet burg.

Të pandehurit u akuzuan se “lejuan bandat të forcoheshin financiarisht dhe të zgjeroheshin territorialisht në këmbim të uljes së shkallës së vrasjeve nga 2011 në 2013, në mënyrë që qeveria e atëhershme të përfitonte për zgjedhjet”, argumentoi prokuroria. Ai pretendoi se të dy politikanët kanë vepruar vetë si “anëtarë të bandës”.

Pavarësisht kritikave ndaj metodave të autoriteteve nga organizatat joqeveritare dhe Kisha Katolike, nëntë në dhjetë qytetarë salvadoranë e miratojnë “luftën” e pamëshirshme të presidentit kundër bandave.

Kritikët e tij, megjithatë, tregojnë për valën e arrestimeve dhe burgimeve arbitrare, torturimin e të dyshuarve dhe vdekjen e dhjetëra të burgosurve.

Qeveria aktuale ka miratuar legjislacionin që përcakton bandat si organizata “terroriste”.

/abcnews.al