Danimarka do të dërgojë 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

schedule22:39 - 29 Maj, 2023

schedule 22:39 - 29 Maj, 2023

Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm, ka thënë kryeministrja Mette Frederiksen.

Danimarka, me një popullsi prej më pak se gjashtë milionë, në mars krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën në vitin 2023.

Frederiksen, e parë si një pretendente e mundshme për t’u bërë shefja e re e NATO-s, i tha radios publike daneze se qeveria planifikoi të rrisë fondet si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm.

“Ky kontribut i madh do të forcojë më tej aftësitë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha Volodymyr Zelenskyy në përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!