Shangai regjistron sot ditën më të nxehtë të majit në 100 vjet, njoftoi shërbimi meteorologjik i qytetit lindor kinez.
“Në orën 13:09 (ora lokale) temperatura në stacionin Sujiahui arriti në 36.1 gradë Celsius, duke thyer rekordin për temperaturën më të lartë për muajin maj në 100 vjet,” tha faqja e rrjeteve sociale Weibo.
Disa orë më vonë temperatura në qendër të Shangait arriti në 36.7 gradë Celsius, sipas të njëjtit burim.
Kështu, rekordi i mëparshëm u thye me një pikë, i cili ishte regjistruar katër herë në 1876, 1903, 1915 dhe 2018.
Në mesin e majit, OKB-ja paralajmëroi se periudha 2023-2027 do të jetë më e nxehta në histori për shkak të gazeve serrë dhe El Niño.
Temperatura, në mbarë botën, pritet të rritet me më shumë se 1.5 gradë Celsius në krahasim me epokën para-industriale, siç vlerësohet nga Organizata Botërore Meteorologjike.