Polonia nënshkruan ligj për kontrollin e ndikimit rus në vend

schedule15:29 - 29 Maj, 2023

schedule 15:29 - 29 Maj, 2023

Presidenti polak Andrzej Duda tha të hënën se do të nënshkruante një ligj për krijimin e një komisioni, që synon të hetojë ndikimin rus në Poloni. Duda tha se ai miratoi projektligjin për shkak të diskutimeve në SHBA dhe Europë për ndikimin e Rusisë në politikë.

Ai tha se duhet të krijohet një komision në nivel të Bashkimit Europian për të hetuar ndikimin e Rusisë në institucionet europiane dhe në vende të veçanta. “Transparenca në sqarimin e çështjeve të rëndësishme publike dhe politike është e një rëndësie të madhe për mua,” theksoi Duda.

/abcnews.al