Shangai regjistron ditën më të nxehtë të majit në 100 vite

schedule12:44 - 29 Maj, 2023

schedule 12:44 - 29 Maj, 2023

Shangai ka shënuar sot ditën më të nxehtë të majit në 100 vjet, sipas një njoftimi të shërbimit meteorologjik.

“Në orën 13:09, temperatura në stacionin Sujiahui shënoi 36,1 gradë Celsius, duke thyer rekordin për temperaturën më të lartë për muajin maj që daton 100 vjet më parë”, theksoi  Weibo.

Disa orë më vonë temperatura në qendër të Shangait arriti në 36.7 gradë Celsius , sipas të njëjtit burim. Në mes të majit, OKB-ja paralajmëroi se periudha 2023-27 është pothuajse e sigurt se do të jetë më e nxehta në histori në Tokë për shkak të gazeve serrë dhe fenomenit të motit El Niño .

Temperatura globale pritet të rritet me më shumë se 1.5 gradë Celsius në krahasim me periudhën para-industriale, një objektiv ambicioz i miratuar në bazë të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, vlerësoi Organizata Botërore Meteorologjike.

/abcnews.al