Vladimir Putin ka urdhëruar rritjen e sigurisë rreth kufirit të Rusisë pas një rritjes së sulmeve brenda vendit. Ditën e djeshme, zyrtarët thanë se tre persona u plagosën nga bombardimet ukrainase në Belgorod, një rajon që ishte objektivi i luftëtarëve pro-ukrainas gjithashtu në fillim të kësaj jave.
Rajonet ruse Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën kanë qenë objektivi më i shpeshtë i sulmeve. Presidenti rus tha se masa për të forcuar sigurinë ishte për të siguruar lëvizje “të shpejtë” ushtarake dhe civile në rajonet ukrainase që tani ishin nën kontrollin e Moskës.
“Është e nevojshme të sigurohet lëvizja e shpejtë e automjeteve dhe ngarkesave ushtarake dhe civile, përfshirë ushqimin, materialet e ndërtimit të ndihmës humanitare të dërguara subjekteve të reja të Federatës Ruse”, tha Putin në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të Kremlinit.
Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk janë katër rajonet në Ukrainë që Moska njoftoi se ishin aneksuar shtatorin e kaluar pas asaj që Perëndimi i dënoi si referendume të rreme.
/abcnews.al