Sot Armando Sadiku feston 32-vjetorin e lindjes dhe trajneri Sylvinho i ka bërë një dhuratë shumë të bukur sulmuesit tonë duke e grumbulluar për dy sfidat kualifikuese të qershorit.
Sadiku luan në La Liga 2 në Spanjë me fanellën e Cartagena dhe në 30 ndeshje ai ka mundur të shënojë 8 gola.
Hera e fundit që sulmuesi ynë ka bërë një paraqitje me Shqipërinë ka qenë më 7 shtator të vitit 2020 kundër Lituanisë dhe goli i tij në Euro 2016 kundër Rumanisë nuk do të harrohet kurrë nga asnjë shqiptar./h.ll/abcnews.al