Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa po mbante fjalimin e tij në tubimin “Serbia e Shpresës” tha se fton të gjithë liderët e opozitës për dialog, por nuk do të ketë qeveri të përkohshme.
“Qeveria do të zgjidhet me vullnetin e popullit, jo në rrugë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se ishte hera e fundit që do të fliste si kryetar i SNS-së dhe se dikush tjetër do ta udhëheqë partinë në të ardhmen dhe paralajmëroi se do të formohet Lëvizja për Popullin dhe Shtetin.
“Nesër dikush tjetër do të marrë drejtimin e partisë Progresive Serbe, anëtare besnike e së cilës mbetem. Por unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i partisë. Ne po fillojmë të formojmë Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin, për të shpëtuar vendin në dy-tre vitet e ardhshme vendimtare dhe kjo nuk mund të bëhet pa SNS-në si strumbullar”, tha ai.r.t/abcnews.al