Tensionet në veri të Kosovës, Hovenier: Masat e dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë

schedule16:39 - 26 Maj, 2023

schedule 16:39 - 26 Maj, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka theksuar se dhuna e sotme në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Masa e dhunshme sot duhet të ndalohen menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter./abcnews.al