KE miraton 6 miliardë euro për parandalimin e fatkeqësive natyrore në Itali

schedule13:55 - 26 Maj, 2023

schedule 13:55 - 26 Maj, 2023

Pas vizitës së djeshme në rajonin Emilia Romagna, i cili u godit së fundmi nga përmbytjet vdekjeprurëse, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndodhet sot në Venecia.

“Në planin e rimëkëmbjes janë parashikuar gjashtë miliardë euro për Italinë, të cilat duhet të përdoren për të ulur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve”, tha presidentja e Komisionit.

“Për shembull, në shtratin e lumit “Po” duhet të bëhen ndërhyrje të konsiderueshme, me më shumë gjelbërim dhe heqjen e çimentos.

Në trajtimin e ndryshimeve klimatike, natyra duhet të bëhet aleati ynë kryesor”, shtoi von der Leyen.

Duke iu referuar vizitës së saj të djeshme në zonat e prekura të Emilia Romagna-s, ajo nënvizoi se “ka konstatuar se dëmet janë të mëdha por edhe se banorët kanë reaguar në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Këta janë “engjëj” të vërtetë, vullnetarë që mbërritën në zonë nga e gjithë Italia, së bashku me ekipe të specializuara të ndihmës nga Belgjika, Franca, Sllovenia dhe Sllovakia.

Bashkimi Europian është në anën e tyre”.theksoi presidentja e Komisionit Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!