Xhudistet e Kosovës, Flaka Loxha dhe Erza Mumunivic nuk kanë arritur të lënë gjurmë në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Austri.
Dita e sotme nisi me garueset Flaka Loxha dhe Erza Muminovic, të cilët nuk është së patën fat mjaftueshëm. Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi u mposht nga spanjollja Jaione Equisoain.
Erza pati një paraqitje pak më të mirë, e cila fitoi luftën e parë, po u ndal në të dytën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen e xhiros së parë, xhudistja jonë fitoi me ‘ippon’ ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser. Në raundin e dytë, Erza ishte e pafat duke u mposhtur nga Gultaj Mammadaliyeva e Azerbajxhanit.
Për Kosovën do të marrin pjesë edhe Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70kg) që ndeshen nesër (e premte), ndërsa Shpati Zekaj (-100 kg) ndeshet të shtunën./h.ll/abcnews.al