Tre hajdutë të maskuar grabitën shtëpinë e Justin Kluivert, duke përfituar nga mungesa e tij i cili ishte duke luajtur me Valencia. Sipas dinamikës së rikontrukturuar nga “El Desmarque”, tre kriminelët prisnin që partnerja e lojtarit të dilte për të shëtitur qenin dhe thuhet se e kanë sulmuar dhe frikësuar, për të hyrë në shtëpinë e çiftit.
Pasi hynë brenda, të tre vodhën para, bizhuteri dhe sende të tjera personale me vlerë rreth 160 mijë euro. Pas ngjarjeve, ka qenë partnerja e Kluivert që ka denoncuar në polici atë që ka ndodhur, e cila kishte pësuar lëndime të lehta, por mbi të gjitha një panik.
Kluivert, pasi mori vesh lajmin dhe u sigurua për gjendjen e partneres së tij, vendosi të qëndrojë me ekipin, i angazhuar në ndeshjen vendimtare ndaj Mallorca./ h.ll/abcnews.al