Ish presidenti i Zimbabve, Robret Mugabe ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare. I njohur dhe si mbreti i fundit politik afrikan ai qëndroi në pushtet për rreth 40 vjet duke vendosur regjimin dikatorial në vend.
Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare ish presidenti i Zimbabve Robert Mugabe. Lajmi u konfirmua nga kreu aktual I shtetit. Mugabe qëndroi në pushtet për 37 vjet dhe dha dorëheqjen në vitin 2017 pas një grushti shteti të drejtuar nga ushtria. Në vitet ’80 ai ishte kryeministër i vendit dhe nga viti 1987 ishte presidenti që vendosi një regjim të ashpër diktatorial.
Në mesazhin e itj presidenti aktual i vendit e cilësoi Mugabe si atin themelues të Zimbabve.
Mugabe ishte lider i Partisë Unioni Kombëtar Afrikan i Zimbabve, dhe nga 24 korriku 2014 deri ditën e dorëheqjes ai ishte presidenti më i moshuar në botë. Për shumë kohë ai cilësohej si mbreti i fundit politik afrikan pikërisht për shkak të regjimit diktatorial të vendosur në vend. Pas 37 vitesh në pushtet, ai u detyrua të japë dorëheqjen.
Mugabe, i cili u ngjit në pushtet në fund të qeverisë së minoritetit të bardhë në vitin 1980, fajësonte sanksionet ndërkombëtare për problemet ekonomike në vend dhe nuk e fshihte asnjëherë dëshirën për të drejtuar vendin deri në momentin e fundit të jetës. /ABC News Albania 24/7