Sipas OKB-së, luftimet midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake kanë zhvendosur më shumë se 1.3 milionë njerëz. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se përleshjet kanë detyruar mbi 1 milion njerëz të lënë shtëpitë e tyre në zona më të sigurta brenda vendit.
Rreth 320,000 të tjerë kanë ikur në vendet fqinje Egjipt, Sudan të Jugut, Çad, Etiopi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Libi. Egjipti po pret numrin më të madh të atyre që ikën, me të paktën 132,360 njerëz, ndjekur nga Çadi me 80,000 dhe Sudani i Jugut me mbi 69,000.
Konflikti ka vrarë të paktën 863 civilë, duke përfshirë 190 fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 3,530 të tjerë, sipas numrave nga Sindikata e Mjekëve Sudanezë. Ai e ka shtyrë vendin e Afrikës Lindore drejt kolapsit dhe kryeqyteti Khartoum dhe qyteti fqinj Omdurman janë kthyer në terrene beteje./abcnews.al