Gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë dhe katër gra, humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ku më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan, sipas autoriteteve të vendit.
Heavy flood in Ghor province.#Afghanistan pic.twitter.com/c5qSefiRSq
— Anees Ur Rehman (@JournalistAnees) May 23, 2023
Një shtëpi është përmbytur ditën e djeshme nga ujërat në qytetin Firuzkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, duke shkaktuar vdekjen e tre grave dhe një fëmije, tha Abdul Ëahid Hamas, zëdhënësi i guvernatorit të provinces.
Mbi 100 shtëpi u shkatërruan plotësisht, si dhe rreth 2000 hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu janë dëmtuar edhe dy kanale vaditëse që ujitin pjesën më të madhe të arave të zonës.
در نتیجه سرازیر شدن سیلابها در غور شش تن جان باختند و دو تن دیگر زخمی شدند.#ArianaNews #Ghor #Floods #Afghanistan pic.twitter.com/PJE6LakPUf
— Ariana News (@ArianaNews_) May 24, 2023
Përmbytjet vijnë pasi Afganistani tashmë po përballet me një nga krizat më të këqija humanitare në planet: rreth 22.8 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë po përballen me pasiguri akute ushqimore dhe 3 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.
/abcnews.al