Një 49-vjeçare, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj, është gjetur pa shenja jete. Burimet konfirmojnë se viktima, Mimoza Kristo, u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë në Kolonjë.
Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.
Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se ajo u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49-vjeçares./abcnews.al