Doktor Blerim Mujaj ka ndarë me “ABC e Mëngjesit”, historinë unike të shtëpisë së tij, e cila nxori 823 mjekë.
Familjarët e tij morën një nismë për të rifilluar arsimi shqip në Kosovë dhe banesën e tyre e kthen në Fakultetin e Mjekësisë. Edhe pse sot është vetë mjekë në Belgjikë, Blerimi nuk e harron kurrë këtë periudhë të artë të jetës së tij, të cilën dikur nuk ia kuptonte rëndësinë, por sot është vërtetë krenar.
“Në fillim e gjithë inciativa ka qene që të rifillohet arsimi dhe kjo ishte pika kyçe. Edhe babai u afrua që ta ndihmoj vazhdimin e arsimit të Kosovës në Institucione paralele. Sigurisht me organizimin e asaj kohe, rrethanat e tilla, fati ndoshta deshi që shtëpia jonë të përzgjidhej dhe të jetë institucion, që më vonë u transformua në fakultet të mjekësisë.
Unë jam shumë krenar për atë periudhë, por jo i vetëdijshëm për moshën që kisha. Foto nuk kam nga ajo periudhë se fatkeqësisht arkivi i shtëpisë sonë ka humbur sepse ranë pre e sulmeve. Se në periudhën kur ndodhi me të vërtetë lufta e Kosovës, forcat militare na targetonin me represione të formave të ndryshme. Kështu që për 10 vite shtëpia jonë ka shërbyer si Fakulteti i Mjekësisë në Kosovë”, u shpreh ai./abcnews.al