Kina po përballet me një valë të re infeksionesh të Covid-19 që mund të arrijën deri në 65 milionë raste në javë deri në fund të qershorit. Ky parashikim alarmues është bërë nga specialisti i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan në një konferencë në Guangzhou.
Vlerësimi i Zhong ofron një vështrim të rrallë në ndikimin e mundshëm të variantit më të fundit të omicron, XBB, i cili ka nxitur rritjen e rasteve në të gjithë Kinën që nga fundi i prillit.
Sipas parashikimeve të Zhong Nanshan, eksperti kryesor i sëmundjeve infective, i cili foli në Forumin e Shkencës në Guangzhou, vala e re e pandemisë do të nxitet nga variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.
Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron, por pa ndryshime të rëndësishme përsa i përket patogjenitetit.
Prandaj, vala aktuale nuk pritet që të prodhojë efekte dërrmuese në spitalet kineze, të paktën jo ashtu siç ndodhi dimrin e kaluar pas braktisjes së politikës “Zero Covid”.
Megjithatë, Wang Guangfa, një ekspert për sëmundjet respiratore në Spitalin e Parë Universitar të Pekinit, theksoi për Global Times rëndësinë e miratimit të masave të duhura parandaluese për njerëzit e dobët.
Ndërkohë, Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, shprehet se Europa nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë për variantin e ri të COVID që ka alarmuar Kinën.
“Do të ketë një rritje të parëndësishme, ndoshta pa ndikim të konsiderueshëm për sa i përket rasteve të rënda”, shpjegon eksperti për Adnkronos Salute.
“Virusi do të mbetet me ne, me tendenca të valëzuara dhe josinkrone në mbarë botën, i udhëhequr në zona të ndryshme të botës nga nivelet e imunitetit hibrid të fituar nga popullata. Aktualisht jemi në një fazë zvogëlimi sepse kemi pësuar një valë ngjitjeje pak kohë më parë”,theksoi Pregliasco.
/abcnews.al