Dashurinë e tyre për të e treguan që në momentin kur Asllani u paraqit për të kryer vizitat mjekësore me Interin.
Tifozët zikaltër kishin rrethuar ambientin dhe sigurisht që kërkonin foto dhe autografe nga mesfushori i kombëtares shqiptare. Edhe pse nuk është aktivizuar shumë me fanellën e Interit, të gjithë në Itali e dinë se djaloshi shqiptar ka shumë cilësi dhe të gjithë presin që në sezonin e ardhshëm ai të aktivizohet më shumë.
Dashurinë e madhe për Asllanin, e tregon edhe një tifoz i vogël i Interit. Djaloshi në fjalë kishte ditëlindjen dhe merr një dhuratë me fanellën e Asllanit. Ai shfaqet tepër i emocionuar dhe i gëzuar kur sheh emrin e mesfushorit elbasanas të stampuar në fanell dhe nis festën duke kënduar disa fraza për Kristjan Asllanin.
“Ai luan mesfushor dhe nuk është italian, vjen nga Shqipëria dhe ka shumë fantazi. Ka 14-tën mbi shpinë dhe klasin e vërtetë, të gjithë duart lart për Kristjan Asllanin tonë”./h.ll/abcnews.al
@veronica.cap82 Non poteva non partire il coro ?.. @Andrea destasio l’inventore numero uno!!! ????#forzainter?? #asllani #iregaliquellibelli ♬ suono originale – Veronica