Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka mbërritur në Kinë, tha ministria e jashtme e Moskës, për një vizitë në të cilën ai do të takohet me presidentin Xi Jinping dhe do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh për infrastrukturën dhe tregtinë, raporton AFP.
Mishustin mbërriti të hënën vonë në Shangai, tha ministria, ku u prit në aeroport nga ambasadori i Moskës në Kinë Igor Morgulov dhe kryediplomati i Pekinit në Rusi Zhang Hanhui.
Ai do të marrë pjesë në një forum biznesi ruso-kinez dhe do të vizitojë një institut kërkimor në Shangai, tha Kremlini, si dhe do të zhvillojë bisedime me “përfaqësuesit e qarqeve të biznesit rusë”.
Mishustin më pas do të udhëtojë për në Pekin, ku do të takohet me Xi dhe kryeministrin Li Qiang.
/abcnews.al