Simone Inzaghi do të jetë sërish trajner i Interit sezonin e ardhshëm.
Konfirmimi vjen direkt nga goja e Marotta-s, drejtorit menaxhues të zikaltërve, i cili ka folur për mikrofonat e “Rai Italia”.
“Këtë vit nuk kemi menduar as për një sekond të zëvendësojmë Inzaghin. Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë edhe paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik.
Konfirmimi i tij, shprehet në përqindje dhe ësshtë 100%. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, është shprehur Marotta./ h.ll/abcnews.al