Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vendosin për më shumë sanksione kundër Iranit në takimin e tyre të sotëm. Kështu u shoreh tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock deklaroi se më shumë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit do të shtohen në listën e individëve të sanksionuar.
Ajo u tha gazetarëve se BE nuk do të lejojë shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.
BE-ja vendosi më parë sanksione ndaj më shumë se 100 zyrtarëve dhe institucioneve iraniane për goditjen e protestuesve që morën pjesë në protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim për mosrespektim të veshjes së hixhabit në shtator të vitit të kaluar./abcnews.al