Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të hënë ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme (FAC) të Bashkimit Evropian. Sipas mediave në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sulmin rus ndaj Ukrainës dhe situatën në Bririn e Afrikës.
Gjithashtu, do të ketë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri do të informojë homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të Heimarrës, Fredi Beleri.
Mediat greke shkruajnë se pas takimit të përgjithshëm, Nikos Dendias do të marrë pjesë në një drekë pune joformale me ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Në agjendën e tij ai ka planifikuar që të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka. /abcnews.al