Situata në Serbi/ Vuçiç: Më e rëndësishmja është uniteti ynë dhe të jemi të bashkuar

schedule14:25 - 21 Maj, 2023

schedule 14:25 - 21 Maj, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar situatës aktuale në Serbi në lidhje me vrasjet masive dhe protestat, deklaroi se gjëja më e rëndësishme tani është të ecet përpara, si dhe të tregohet se vendi i mban me dinjitet plagët e saj.

Vuçiç u shpreh se më e rëndësishmja është uniteti, me një qëllim dhe me Serbinë në zemrat e serbëve, një shtet që edhe në kohët më të vështira ishte i fortë dhe krenar.

“Të bashkuar për të hapur rrugë, jo për t’i mbyllur ato, për të ndërtuar fabrika dhe për të mos i mbyllur kurrë më. Për të treguar se fytyra e Serbisë është e guximshme, fisnike dhe e ndritur dhe se ne i mbajmë plagët me dinjitet”, shkroi Vuçiç në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!