Zikaltërit e Injterit do të përballen me “qytetarët” e Manchester City në Stamboll më 10 qershor.
Manchester City është padyshim favoriti për t’u kurorëzuar kampion i Evropës, por një “traditë” nga Kroacia ka bërë që Interi të ketë shpresë të kurorëzohet kampion.
Një statistike rastësore në nëntë vitet e fundit tregon që çdo skuadër që ka fituar Champions Laegue kishte të paktën një lojtar kroat në skuadër. Në finalen e këtij viti, kroat do të jetë vetëm Marcelo Brozovic, mesfushori i Interit.
Në vitin 2013 ishte Bayern Munich që e fitoi trofeun me Mandzukic në skuadër. Në vitin 2014 ishte Real Madrid me Luka Modric në ekip. Në vitin 2015 ishte Barcelona me Ivan Rakitic. Në vitin 2016 ishte Real Madrid me Modric. Në vitin 2017 përsëri Real Madrid me Modric dhe Kovacic në formacion dhe në vitin 2018 përsëri. Në vitin 2019 ishte Liverpool me Dejan Lovren. Në 2020 ishte Bayern Munich me Ivan Perisic. Në vitin 2021 ishte Chelsea me Kovacic dhe në vitin 2022 Real Madrid me Luka Modric./ h.ll/abcnews.al
Croatia’s last hope to keep their incredible Champions League winning streak alive. There’s only one Marcelo Brozovic. pic.twitter.com/ro6gjP8B9Y
— Allen Strk (@allenstrk) May 17, 2023