Të enjten, Roma arriti në finalen e Europa League, pasi mbrojti një barazim pa gola në ndeshjen e dytë kundër Bayer Leverkusen.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës, Jose Mourinho, u ka treguar gazetarëve ekranin e tij të celularit. Këtu, vetë Mourinho, në formën e një perandori romak, ulet në fron me trofeun e Ligës së Konferencës.
Kujtojmë se vitin e kaluar Roma mposhti Feyenoord 1-0 në finalen e Konferencës së Ligës. Tashmë romakët do të tentojnë të fitojnë trofeun e Europa League. Roma do të përballet me Sevillan të mërkurën, më 31 maj. /G.D abcnews.al/