Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

75-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes së vonuar, prokuroria italiane nis hetimet për viktimat nga moti i keq

schedule14:05 - 19 Maj, 2023

schedule 14:05 - 19 Maj, 2023

Prokuroria e qytetit të Ravenës ka nisur sot një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarve,  anorë të rajonit Emilia Romagna, të cilët humbën jetën për shkak të motit të keq që ka goditur rajonin tre ditët e fundit.

Lidhur me vdekjen e një 75-vjeçari, fqinjët thanë se kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për shpëtimin e tij por organet kompetente kanë mbërritur me vonesë.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se, në lidhje me situata të tjera emergjente, këtë herë janë aktivizuar menjëherë mekanizmi i Mbrojtjes Civile të vendit dhe Zjarrfikësit, por përmasat e fatkeqësive kanë qenë të paprecedentë.

Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 14, ndërsa nuk dihet nëse ka ende të zhdukur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!