Sulmuesi i Interit Aleksis Sanchez beson tek një sezon të suksesshëm me zikaltërit. Kiliani kërcënon ish-ekipin e tij Barcelonën për duelin e dyfishtë në Champions League.
Aleksis Sanchez do të formojë sulmin e Interit sëbashku me Lukakun, dy futbollistë të cilët kanë luajtur më parë tek Manchester United. Pritshmëritë janë të larta për numrin 7 të Interit, i cili ka luajtur më parë në Itali me skuadrën e Udinese-s.
Kiliani ka folur për kanalin zyrtar të skuadrës së Interit duke treguar arsyen që zgjodhi zikaltërit si dhe kërcënon ish-skuadrën e tij Barcelonën për duelin në Champions League.
“Jam këtu për të fituar. Njoh disa prej futbollistëve dhe besoj tek një sezon pozitiv. Nuk më ka munguar asnjëherë dëshira për të fituar. Këtu në Itali është një stil tjetër i të luajturit nga kampionatet e tjera. Duhet të luajmë si skuadër dhe të jemi të bashkuar për të arritur tek suksesi. Ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë e vështirë, por edhe e veçantë për mua pasi kam kaluar një eksperiencë unike në atë klub. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe objektivi është të marrim një rezultat pozitiv”, tha ai.
Aleksis Sanchez nuk luajti në ndeshjen e fundit me zikaltërit në transfertën e Kaljarit ndërkohë që do të jetë gati për sfidën e radhës ndaj Udinese-s në “San Siro”./ABC News Albania 24/7